Europa League sot foli shqip pasi 3 skuadrat shqiptare, Laçi, Teuta dhe Kukësi fituan dhe kaluan kështu në turin e dytë duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm.
Fillimisht ishte Teuta që mundi me rezultatin e pastër 2-0 Beitar Jeruzalemin në “Niko Dovana”.
Më pas ishte Laçi që bëri një ndeshje të jashtëzakonshme në Baku të Azerbajxhanit duke fituar me penallti 4-5 ndaj Keshlas. Në fund ishte radha e Kukësit në “Air Albania” që nuk gabon dhe mund Slavia Sofian me rezultatin 2-1.
Një sukses i skuadrave shqiptare në Europë që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Ndërkohë gazetari i njohur Arbër Hitaj ia njeh meritat për kualifikimet e ekipeve shqiptare edhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ai shprehehet se futbolli mbetet ndër arritjet më të mëdha në 30 vite pluralizëm në vendin tonë, ndërsa shton se kalimi në turin e dytë të të gjitha skuadrave nuk është thjesht fat.
“Mund ta kritikojmë gjithë ditën Armando Dukës, për interesa të ndryshme, por kualifikimi I të gjitha ekipeve shqiptarë të futbollit në raundet e tjera, tregon se nuk është fat. Futbolli mbetet ndër arritjet më të mëdha në këto 30 vite pluralizëm./newsport/