Gazetari i njohur sportiv dhe kryredaktori i “RTSH Sport” Saimir Demi bëri me dije në emisionin “Rubrika Sportive” se edhe nëse Tirana do të fitonte Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, nuk do të mund të liçensohej për pjesëmarrje në kompeticionet europiane.

Shkak sipas tij është një borxh i madh prej 1 milionë dollarësh që klubi bardheblu ende nuk ka shlyer.

“Ditën e nesërme, FSHF-ja do të zbardhë klubet e liçensuara dhe ato që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane.

Tirana kishte një marrëveshje me tatimet për shlyerjen e borxhit me këste për të rregulluar financar. Por, nga informacionet që kam marrë së fundmi, flitet për një borxh prej 1 milionë dollarësh që Tirana nuk i ka shlyer.

Edhe po të kishte fituar sot Kupën e Shqipërisë Tirana, prapë nuk do të luante dot në Europë për shkak të borxheve”, deklaroi Demi./newsport/