Skuadra e Vllaznisë nuk po kalon aspak një moment të mirë, përkundrazi ekipi shkodran rrezikon seriozisht mbijetesën.

Analistë, ish-futbollistë, por edhe ish-gazetarë kanë reaguar për këtë gjendje të klubit më të vjetër në Shqipëri.

Së fundmi është Tonin Frroku, gazetari i njohur shkodran, i cili analizon me nota kritike këtë që po ndodh te Vllaznia.

Edhe pse jeton në Korçë, ai kurrsesi nuk mund të harrojë skuadrën e vendlindjes së tij, teksa shkruan:

Për ta shpëtuar Vllazninë nga kjo katrahurë, skuadra duhet të kishte president.

Edhe sepse nëse do të kishte, gjëra nuk do të kishin shkuar deri në këtë pikë të turpit.

Nuk do të kishin shkuar gjërat deri këtu se nuk është e lehtë të tallesh me lekun e tjetrit.

Me lekun e shtetit tallim bythën kollaj. Ndaj, Vllaznisë i duhet një sahat e më parë një president. Edhe mos me guxu kush me u tall me këtë skuadër, me qytetin tonë, me atë fanellë, me atë histori.

Një do të themi këta lojtarë, këta drejtues, ky trajner e rrëzuan Vllazninë një kategori më poshtë.

Ashtu siç kemi thënë deri më sot për të tjerë që kanë bërë historinë e kësaj skuadre të madhe të futbollit shqiptar.

Këta lojtarë, këta trajnerë, këta drejtues kanë fituar tituj dhe Kupa. Se Vllaznia është e një qyteti ku topëkmëbë është luajtur për herë të parë pikërisht këtu.

Në Shkodrën tonë. E ndaj skuadre i duhet një president. Edhe mos të guxojë kush të nëpërkëmbë Vllazninë.

Kaq mund të them. Me shumë dhimbje“, përfundon Tonin Frroku në llogarinë e tij në facebook./newsport/