Vllaznia ka zhgenjyer mbreme ne finalen e Superkupes ndaj Teutes. Ne rradhe te pare nga humbja e thelle 0-3 qe eshte rregjistruar ne fund te 90 minutave, por edhe nga loja me gabime e saj.

E vetmja gje pozitive nese mund te konsiderohet e tille ne kete ndeshje per te ka qene aktivizimi i sulmuesit Mehdi Çoba ne minutat e fundit te ndeshjes.

Ndonese vetem pak minuta ne fushe, ai arriti te ndryshonte shume gjera dhe t’i jepte gjalleri lojes ofensive te Vllaznise, madje ne nje moment edhe e dergoi topin ne rrjeten e portes se Teutes, por pas nderhyrjes se VAR-it, goli iu anullua.

Nje pershtypje shume te mire per kete lojtar ka krijuar edhe gazetari i njohur sportiv Tonin Frroku. Ai kishte lene pushimet e tij dhe kishte udhetuar enkas drejt Elbasanit per ta ndjekur Vllaznine dhe ne fund, ka patur “note kaluese” vetem per Çoben per te cilin me nje status te tij shkruan:

“Ky futbollist quhet Mehdi Çoba. Lojtar i ekipit kombetar Shpresa, qe ne gjykimin tim duhet te jete titullar me Vllaznine. Ndryshe dikush po ja han hakun. Kaq kisha me thane”./SHKODRA-SPORT.COM/