Besim dhe entuziasem ne Shkoder per ndeshjen Vllaznia- Kukesi qe do te luhet te enjten ne ora 16.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ne morine e atyre qe mendojne se shkodranet do te fitojne, perpos ish- futbollistit Amarildo Belisha, eshte rreshtuar edhe gazetari i njohur sportiv Gasper Marku.
Gjate emisionit “Ta tokim” ne TV1 Channel mbremjen e se henes, i pyetur nga moderatoret ne lidhje me nje parashim te mundshem te rezultatit te kesaj ndeshje, eshte shprehur:
“Jam shume i bindur se Vllaznia do ta fitoje kete ndeshje. Madje une kam deshire te bej edhe parashimin e rezultatit, fiton me rezultatin 3-1.
Ia thashe kete edhe zevendestrajnerit Plori, por ia kam thene edhe nje nate me pare edhe presidentit Xhaferi ne stadium. Vllaznia e fiton kete ndeshje dhe mbremjen e se enjtes besoj se do te jete nje feste e madhe ne kampin shkodran ne prag edhe te festave te fundvitit”./SHKODRA-SPORT.COM/