Në momentin kur Vllaznia ishte shumë pranë daljes me pikë nga fusha kundër Partizanit dhe po kërkonte edhe fitoren, në stadiumin e mbushur, erdhi zhgënjimi i madh. Jo vetëm që pësuan golin, por rrjeta e tyre do të tundej nga Eraldo Çinari.
Pavarësisht se ky i fundit i lehtësoi disi duke mos festuar dhe duke i respektuar, në fund dolën nga stadium me 0 pikë. Tashmë është gazetari Denion Ndrenika që ka kritikuar në studion e “Ora Sportit” futbollistin në fjalë.
Kështu Ndrenika është shprehur se goli duhet të festohet, ose në të kundërt Çinari duhej të kishte zgjedhur që të mos luajë fare kundër Vllaznisë. /Sport Ekspres/