Gazetari nga Trinidad Tobago, Lasana Lidurg pretendon se votat e tij janë ndryshuar, dhe ato që janë publikuar nga “France Football” nuk qëndrojnë, për çmimin “Topin e Artë”. Për këtë çmim kanë votuar plot 180 gazetarë nga e gjithë bota.
Siç të gjithë e dinë Luca Modriç, ishte fituesi i këtij çmimi prestigjoz , pasi kishte fituar Championsin dhe ishte finalist në Kupën e Botës.
Ndërkohë, France Football në votat e publikuara tregon se gazetari në fjalë ka votuar për Antoine Griezmann si të parin, për të vazhduar me Salah, Ronaldo, Modric dhe Messi.
Por gazetari në reagimin e tij pretendon se ky votim duhet të anulohet, pasi sipas tij Messi duhet të jetë para Modric, Ronaldo, Salah dhe Griezmann./newsport/