Ne Shkoder jane te paduruar, megjithate duke e pare situaten nga jashte, ka edhe nga ata qe mendojne se oshilacionet qe po shfaq aktualisht Vllaznia jane mese normale dhe per me teper po i kalojne thuajse te gjitha ekipet e Superiores.
Gazetari i njohur Eno Skarço gjate nje lidhje me emisionin “Star Sport” ka shprehur bindjen e tij se Vllaznia ne fund te sezonit do te jete ne mes kater skuadrave me te mira te kampionatit.
“Ndryshe nga heret e tjera, Vllaznia e sivjetme eshte futur ne kampionat me nje projekt. Nuk eshte thjesht nje skuader qe ndryshoi nga sezoni i kaluar, hoqi nje grup lojtaresh, mori disa te tjere, mori nje trajner dhe po kerkon te marre maksimumin nga ky sezon.
Ky eshte sezoni 1 i Vllaznise sepse ka nje objektiv per te arritur, ka nje projekt per te realizuar dhe ky projekt ka nisur pikerisht kete vit. Nese arrijne qe lojtaret t’i pergjigjen trajnerit dhe ideve qe ka drejtori Plori, per te ndertuar nje skuader kompetitive, solide dhe afatgjate, atehere Vllaznia them se eshte ne rrugen e duhur.
Luhatjet i kane te gjithe ekipet dhe nuk duhet pare se Vllaznia humbi, barazoi apo fitoi. Kjo sepse te gjitha ekipet kane bere pothuajse te njejten gje. Pra pas 7 javeve ajo eshte -4 pike nga kreu. Une jam i bindur se skuadra shkodrane do te jete ne “FINAL FOUR” ne fund te sezonit”- eshte shprehur gazetari Skarço./SHKODRA-SPORT.COM/