Një tjetër incident është shënuar në futbollin shqiptar, këtë radhë përsëri me protagonist drejtuesit e Kastriotit.

Në përfundim të ndeshjes Kastrioti-Tërbuni (0-0) e luajtur ditën e sotme në orën 14:00, drejtori teknik i skuadrës krutane, Gazmend Vogli ka sulmuar gazetarin Gani Pema. Pema ka qenë në krye të detyrës duke bërë foto dhe video të momentit, ndërkohë që Vogli e ka sulmuar duke i dëmtuar dhe kamerën të cilën e mbante me vete gazetari.

Kujtojmë që drejtori teknik Gazmend Vogli me vendimin e Komisionit të Disiplinës së datës 02.10.2019, i është ndaluar qëndrimi në dhomat e zhveshjes dhe stolin e rezervave për sezonin futbollistik 2019/2020, pasi goditi arbitrin e ndeshjes “Kastrioti-Egnatia”.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen e ndodhur as nga policia, ku disa uniforma blu kanë qenë të pranishëm në stadium.

Më poshtë do të gjeni disa foto siguruara nga dosja.al mbi ngjarjen e sotme.