Pas premtimit të bërë nga kryebashkiakja në fund të dhjetorit se procesi i privatimit të Vllaznisë do të bëhet brenda pak muajsh, vjen edhe një tjetër rikonfirmim për këtë çështje. Kësaj rradhe nga përgjegjësja e zyrës së sportit, kulturës dhe rinisë në Bashkinë Shkodër, zj. Vinifreda Gazulli. Në një prononcim të bërë prej saj në emisionin “Sport Arena” në televizionin Rozafa ku ka qenë e ftuar, ajo ka deklaruar:
“Tashmë ky proces ka hyrë në rrugën e duhur dhe po ndiqen hapat që duhen bërë për t’i shkuar deri në fund atij. Për momentin po bëhet përzgjedhja e kompanive që do të bëjnë dhe vlerësimin e klubit dhe më pas do të ndiqen edhe hapat e tjerë që nga muaji prill ose maj do të bëhet edhe ankandi për shpalljen e fituesit. Kjo do të thotë se deri në maj jam e sigurtë që Vllaznia do të bëhet me president”.
© shkodrasport.com