Pak ditè mè parè Skènder Gega firmosi zyrtarisht nè Jordani me skuadrèn e Al Faisaly, me ish trajnerin e Partizanit qè do tè provojè eksperiencèn e dytè nè kètè shtet aziatik.
Nè njè lidhje me direkte me emisionin Fan Zone në Supersport. Gega foli pèr ndryshimet qè ekzistojnè mes Shqipèrisè dhe Jordanisè, pèr futbollistèt shqiptarè të cilët do t’i merrte nè Jordani, pèr kontaktet me Kukèsin si dhe pèr raportet që ka nè Shqiperi:
“Në Jordani më ka dërguar menaxheri dhe miku im, Ilir Halili. Në Shqipëri ekipet i bëjnë vetë të gjitha, kontaktet me lojtarët dhe gjithçka tjetër.Kam ardhur në një ekip kampion dhe me shumë histori.
Firmën e kam hedhur në letër përpara dy ditësh. Nëse do të duhet, duke parë edhe nevojat në klubin e ri, do të merrja çdo lojtar shqiptar që e meriton për ta sjellë këtu.
Kukësi? Njeriu mëson kur kalon një moshë, nuk dua t’i kthehem gjërave. U ula me Nexhipin dhe Gjicin, ata morën vendimin e tyre dhe shpresoj t’u eci mbarë. Nuk kam asnjë armik në Shqipëri”, ka thënë Gega.