Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka qenë shumë i pakënaqur me situatën e skuadrës së tij pas humbjes me Bylisin, teksa nuk ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve.
“Nuk dua t’u kthehem gjërave mbrapsht, kam ardhur duke qenë optimist se kam besuar se i kemi mundësitë të bëjë më mirë. Normalisht kemi ulje-ngritje komplet ndryshe me ndeshjen me Egnatian, komplet ndryshe.
Jo se nuk kanë dëshirë, e kam të vështirë të kuptoj që një ekip e klub i tillë bëjnë mirë, për kushtet që kanë e mbështetjen janë heronj e të krahasosh investimin e gjërat që ndodhin te Partizani, është e pafalshme dhe e pakuptueshme çfarë u mungon. Duhet të pranojmë humbjen, edhe të fitonim do varej çdo gjë në fund. Duhet të mundohemi të marrim gjithsecili përgjigjet që ka.
Mehmeti ishte vendimi im, shumë gjëra janë në pah, arsyen pse nuk luajnë apo pretendimin për të luajtur, u rëndua fizikisht dhe mendova është i parikuperueshëm. U mundova të fus më të freskët e humbëm shpejtësi. Bintsuka para ndeshjes tha jam më mrië, ka bërë stërvitje të diferencuar këtë javë. Në rolin e Bintsukës taktikisht mund të ishte ndryshe, por vetëm arsye taktike dhe vendosëm Bintsukën e Padstrelau që të luanin në zonat boshe.
Unë jam aty gjithë ditën, gati të paktën 12 orë dhe është shumë e vështirë të marrim një përgjigje nga gjithsecili. Po ti pyesësh, të gjithë të thonë jemi në 100%. Unë duhet të besoj që një lojtar thotë nuk jam 100%. Nuk është e thjeshtë. Kemi punuar pa Bintsukën, nuk ka qenë në gjendjen e tij, sot foli stafi mjekësor tha ndjehem shumë më mirë. I thashë kur të kemi nevojë, do të luash.
Unë doja të luanim sa më lart, kështu që lodhja bën patjetër të vetën. Pa agresivitetin e duhur, nuk kamë egon e që duhet të sakrifikojnë. Nëse nuk kap topin e parë dhe je agresiv, i bie që gjithë ekipi shkon poshtë. Kohë e shkurtër dhe çdo gjë do vijë koha e do sistemohet, e analizën do e bëjmë nga fillimi deri në fund, me mua e pa mua, me kuptimin në kohën që kam qenë e nuk kam qenë”, tha Gega për RTSH pas ndeshjes.