Ne prag te ndeshjes se javes se dyte te kampionatit, asaj Vllaznia- Teuta qe do te luhet diten e shtune ne ora 19.45 ne stadiumin “Loro Boriçi”, jane te shumte njerezit ne te dy kampet qe japin nje mendim per kete perballje shume interesante.
I rradhes qe ka folur dhe ka dhene nje interviste per “Panorama Sport” ka qene ish- sulmuesi i durrsakeve Gentian Begeja, i cili eshte shprehur ne kete menyre per 90 minuteshin e se shtunes:
“Do te jete nje ndeshje e luftuar dhe e bukur ne stadiumin “Loro Boriçi”. Jane dy skuadra pretendente dhe rivale per titull qe kane dhuruar gjithmone spektakel nder vite, si ne Shkoder ashtu edhe ne Durres. Une uroj dhe shpresoj qe kjo ndeshje te jete vitrine epr kampionatin tone.
Jane dy qytete te medha dhe qe kane histori edhe ne futboll. Nese flasim per Teuten, une mendoj se ne Shkoder duhet te beje lojen e saj, pasi e ka te gjithe pjekurine dhe kualitetet pe te dale me pike nga Shkodra. Pse jo edhe me fitore nga ky takim.
Teuta jam i bindur se ka per te qene pretendente e forte ne garen per titullin kampion edhe kete sezon dhe po ashtu pretendente shoh edhe Partizanin, Vllaznine e Tirane. Por rivalin me te forte te Teutes te them te drejten une shoh Partizanin’./SHKODRA-SPORT.COM/