Gentian Bylykbashi eshte nje emer i njohur i futbollit elbasanas dhe jo vetem. Ai ne nje interviste per median e shkruar eshte ndalur tek ndeshja e fundit Elbasani- Vllaznia dhe njekohesisht ka dhene edhe mendimin e tij se cilat do te jene skuadrat qe do te luftojne per titullin kampion kete sezon.
“Realisht rezultatet e Elbasanit nuk janë të këqija, edhe pse ndoshta pritet më shumë. Nuk duhet ta anashkalojmë faktin që janë një ekip i ri, i riformatuar thuajse nga e para. Nga ana tjetër, duke parë sesi rrodhën ngjarjet para nisjes së sezonit, trajneri nuk ka pasur mundësinë t’i zgjedhë vetë lojtarët, përveç ndonjërit dhe të gjitha këto kanë ndikimin e vet.
Sa i takon ndeshjes me Vllazninë, mund të them se kjo e fundit ishte një ekip shumë i mirë si teknikisht dhe taktikisht, sa u përket ndeshjeve që janë luajtur në Elbasan. Është edhe ekipi që e ka vënë më shumë në vështirësi Elbasanin.
Sipas meje, janë pesë skuadra që do të luftojnë për “Final 4”: Partizani, Dinamo, Vllaznia, Elbasani dhe Egnatia. Tiranën nuk e shoh ende në rangun e tyre për momentin. Gjithsesi, varet shumë edhe nga përforcimet nga janari, sepse të gjitha këto kanë nevojë për ndërhyrje, për të bërë edhe diferencën më pas”- eshte shprehur Gentian Bylykbashi.