Gentian Stojku, dje i ka dhënë lamtumirën Kamzës duke u përshëndetur përfundimisht me drejtuesit e lojtarët me të cilët bashkëpunoi disa javë, duke i drejtuar në Superiore.

Ndeshja ndaj Laçit ishte e funid për të në drejtimin e saj, pasi ai vendosi të largohej nga ekipi i dënuar, duke mos gjetur më arsyen për të vazhduar te Kamza.

Megjithatë, duket se tekniku nuk ka vonuar të gjejë ekip të ri, të tretin për të në këtë sezon. Pasi drejtoi Erzenin e Kamzën, Vip Sport ka mësuar se ai ka arritur akordin me Apoloninë dhe do të marrë drejtimin e kësaj skuadre e cila po përgatitet për sezonin tjetër me një grup futbollistësh të rinj të talentuar.

Me shumë gjasa, të dielën në miqësoren me Bylisin, elbasanasi do të jetë në Fier ku do të ndjekë skuadrën dhe pritet të debutojë qe në sfidën e radhës në kampionat, sapo të rifillojë aktiviteti. /vipsport/