Pavarësisht humbjes, skuadra e tij ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e sotme ndaj Vllaznisë. Trajneri i Erzenit Gentian Stojku duke folur për mediat pas ndeshjes është shprehur:
“Mendoj se bëmë një paraqitje të mirë. Të mos harrojmë se kishim katër mungesa në formacion dhe nëse do t’i kisha ato lojtarë, jam i sigurtë se do kishim marrë pikë në këtë përballje.
Një lojë e tillë e ekipit tim, më bën të besoj se ai do të vazhdojë në këtë rrugë edhe në të ardhmen.
Madje, ju garantoj se në ndeshjen e kthimit në Shijak, Vllaznia do ta ketë shumë të vështirë dhe besoj se do ta mundim.
Në çdo takim të deritanishëm kemi treguar vlera dhe ky është një tregues se Erzeni ka ndërtuar një ekip cilësor”.
Të mos harrojmë se për disa minuta në pjesën e dytë sot shijakasit kanë luajtur me 10 futbollistë megjithatë arritën ta vënë në vështirësi ekipin shkodran.
© shkodrasport.com