Kampionia e Evropës në “Bikini ëellness Fitness”, Gentiana Beqa, ka arritur një tjetër sukses në garat ndërkombëtare të organizuara nga Federata Ndërkombëtare e Bodybuildingut dhe Fitnessit (IFBB). Ajo ka fituar medaljen e artë në Grand Prix të Milanos në disiplinën “Elite Pro ëellness Fitness”. “Beqa ka fituar sot medaljen e artë në turneun Grand Prix të Milanos, disiplina “Elite Pro ëellness Fitness””, thuhet në postimin e KOK-ut. Po kush është Gentiana Beqa?
Ajo është profesoreshë në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit në UP dhe ka kohë që me pasion e mjeshtëri ushtron një profesion të bukur dhe atraktiv.
Në sportin ku vlerësohen muskulatura, simetria e trupit, dukja e bukur dhe e kuruar, feminiteti dhe eleganca, Gentiana, e lindur në Gjakovë, por që jeton në Prishtinë, ndonëse nënë e tre fëmijë, në Budapest të Hungarisë, në një konkurrencë të fortë, u shpall kampione e Evropës në disiplinën “Physique Fitness”, që është një prej federatave të fitnesit e bodibilidingut. Suksesi i fundit që ka arritur në “Grand Prix” të Milanos është një tjetër tregues se ajo do të vazhdojë të jetë e suksesshme dhe të dominojë në këtë sport në të gjitha garat që do të zhvillohen edhe në të ardhmen.
© shkodrasport.com