Gentiana Beqa vazhdon të korrë suksese të mëdha. Sportistja nga Gjakova e Kosovës, arrin një tjetër titull të lartë. Pasi kishte fituar më parë titullin e kampiones së Europës, sot ajo është shpallur kampione e Botës në fitnes. Ka ndodhur kështu në Kampionatin Botëror të Fitnesit IFBB 2017, i mbajtur në Biarritz të Francës.

Kjo ngjarje është organizuar nga Shoqata Franceze e Bodybuilding & Fitness (AFBFF) drejtuar nga Z.Mario Valero. Gentiana Beqa ka përfaqësuar Kosovën në këtë aktivitet dhe për rrjedhojë ka arritur të ngrejë flamurin e këtij vendi në ceremoninë përmbyllëse të aktivitetit.

© shkodrasport.com

This slideshow requires JavaScript.