Po ben nje sezon shume te mire dhe jo me kot, me paraqitjet e tij ka bere qe te “harrohet” ish- kapiteni Gurishta. E kemi fjalen per mbrojtesin e djathte te Vllaznise Geralb Smajli. 21 vjeçari po ben me te miren e tij per skuadren shkodrane dhe padyshim qe kete e premton edhe per te ardhmen.

Ne nje prononcim te dhene per mediat, ai ka folur fillimisht per kualifikimin ne kupe ndaj Flamurtarit, pas asaj fitoreje te thelle 4-0.

“Nuk mund të them se e patën të lehtë, por mund të them se ia bëmë vetes më të lehtë. Ishte një kualifikim i pritshëm, pasi dihen objektivat tona edhe në Kupë. Mendoj se bëmë mirë në atë takim ndaj Flamurtarit”.

Megjithate ndeshja me Flamurtarin tashme eshte lene pas dhe te gjithe e kane mendjen tek ndeshja e neserme ndaj Partizanit po ne stadiumin “Loro Boriçi”. Ne lidhje me kete takim, mbrojtesi Geralb Smajli do te thoshte:

“Ne kemi disa ndeshje që po bëjmë më të mirën dhe po fitojmë. Partizanin e presim pas disa fitoreve radhazi. Ne bëmë punën tonë duke mbajtur ritmin. Tani po mendojmë për ndeshjen e radhës me Partizanin te cilen besoj se po ashtu do ta kalojme me sukses”./SHKODRA-SPORT.COM/