Vllaznia u rikthye te fitonte te merkuren ndaj Partizanit, duke lene pas zhgenjimin qe pesoi me humbjen javen qe shkoi ndaj Kastriotit, ne sfiden e kampionatit. Nje skuader e cila kishte ndryshuar thuajse ne 50 per qind te saj dhe ato qe luajten sollen edhe suksesin.

Njeri nga ato lojtare qe ishte ne fushe ndaj te kuqve, ka qene pikerisht edhe Geralb Smajli. Mbrojtesi i djathte la pas demtimin qe kishte pesuar ne ndeshjen me Tiranen dhe si rrjedhoje mungoi ne dy sfidat pas saj.

20 vjeçari tregoi personalitet duke treguar se nga ndeshja ne ndeshje po shfaq te gjithe potencialin e tij dhe jo me kot, stafi teknik vazhdon t’i besoje dhe me siguri do te vazhdoje t’i besoje edhe ne te ardhmen.

Nese sezonin e kaluar atij iu besua shume pak, krejt ndryshe duket kete sezon teksa trajneri Josa perpos Alivodes, i ka dhene besimin edhe Smajlit dhe keta dy futbolliste me plot gojen mund te konsiderohen te fituar.

Numri 22 i kuqebluve luan me sukses ne te dy krahet e mbrojtjes, por me se shumti preferon te djathtin. Kuptohet qe ai e ka garen me Gurishten, por nuk perjashtohet mundesia qe ne qershor kapiteni te largohet (ngaqe keshtu eshte shprehur herepashere ai) dhe si rrjedhoje Vllaznia nuk do te kete nevoje te hyje ne merkato per kete pozicion./SHKODRA-SPORT.COM/