Kishte shpresa se gjerat mund te merrnin rrjedhe tjeter, por ne fakt nuk ndodhi keshtu. Bisedimet ne mes drejtuesve te Vllaznise dhe futbollistit Geralb Smajli nuk jane mbyllur me sukses dhe si rrjedhoje ka qene vete lojtari i cili pak minuta me pare ka zyrtarizuar “divorcin” me skuadren e zemres.

Permes nje postimi ne rrjetet sociale, numri 2 i kuqwbluve i ka falenderuar te gjithe dhe ka shprehur besimin se nje dite do te rikthehet per te gjetur nje Vllazni kampione.

Pershendetje te gjitheve tifoza te Vllaznise jam i detyruar te ju njoftoj per largiminin tim nga ekipi zemres Vllaznia.

29.06.2021- 29.06.2024, keto jane tre vite plot emocion dhe dashuri. Isha i vogel kur i lutesha Zotit per nje debutim me Vllaznine dhe Zoti ma realizoi dhe i jam falenderues. I jam mirenjohes te gjitheve duke vazhduar nga presidenti Alban Xhaferi, trajnereve qe kam punuar me to, shokeve te ekipit dhe gjithe punetoret re klubi.

Dhe me ne krye ultrasve dhe tifozave shkodran per dashurine qe kane per ekipin. Shpresoj qe nje dite te rikthehem te gjej nje Vllazni kampione siç e meriton, sepse fanella e Vllaznise behet me djerse dhe gjak por asnjeher me turp. Falimderit Vllaznia!