Geralb Smalji po spikat në kampionatin e futbollit në Kosovë.smajliMbrojtësi i transferuar nga Vllaznia te Ballkani gjatë merkatos së verës është shndërruar në titullar fiks dhe po shkëlqen me kampionët e Kosovës. Për “Panorama Sport” ai ka folur për këtë ecuri të tijën e po ashtu objektivat e skuadrës. Gjithashtu 22-vjeçari nuk harron as Vllazninë, me kuqeblutë, që gjithmonë ngelin në zemrën e tij.


Smajli, një përshtatje e menjëhershme në Kosovë. Nuk ndryshon aq shumë sa futbolli në Shqipëri apo jo?

Po, jam shumë i kënaqur që jam përshtatur mjaft shpejt. Për këtë dua të falënderoj shokët e skuadrës, drejtuesit dhe trajnerët me të cilët kam punuar këtu. Më kanë mirëpritur shumë mirë dhe jam ndjerë siç i thuhet, si në shtëpi. E kjo patjetër e ka bërë më të lehtë përshtatjen time. Sa i përket kampionatit nuk ka shumë ndryshime me atë të Shqipërisë. Ndoshta në Kosovë luhet një futboll më teknik e në Shqipëri më taktik.

A mund të jetë ky sezoni i duhur ku skuadra mund të fitojë titullin?

Vllaznia e ka në “ADN” fitimin e trofeve dhe historia ia kërkon. Është e çuditshme që titulli mungon prej kaq shumë vitesh në Shkodër duke ditur se çfarë prodhon ai qytet dhe ajo skuadër. Sezonin e kaluar nuk shkuam në finalen e kampionatit, por uroj ta bëjnë këtë edicion, sepse e meritojnë. Dhe patjetër dua që Vllaznia të jetë kampione e Shqipërisë në fund të edicionit.


Kush mund të jenë rivalët që do të kenë shkodranët në rrugën e tyre?

Vllaznia është e vetme gjithmonë në kampionat, sepse ka kundërshtarë dhe faktorë të ndryshëm përballë. Përveç Partizanit, them se edhe Egnatia e Dinamo mund të jenë të fortë gjatë rrugës. Por në mendimin tim kuqeblutë kanë ekip më të mirë sesa skuadrat e lartpërmendura.