Nga Namik MEHMETI

Neser futbollisti 17 vjeçar Gerard Mirashi, i afruar gati nje muaj me pare tek skuadra Primavera e Beneventos, do te beje startimin e pare ne ballafaqimin qe do te luhet ne ora 15:00 ne mes Beneventos e Perugia ne qendren sportive “Avellola”.

Mbrojtesi I qendres se djathte, shtatelarti Mirashi eshte perfshire ne farmacionin e pare nga trajneri Gennaro Iezzo te cilit i eshte besuar per edicionin 2024-25 drejtimi teknik i skuadres.

Iezzo desheron ta filloje menjehere me kemben e djathte kete sezon per te konfirmuar ambiciet e rinovuara te Beneventos qe do te shpalosen qe ne vijen startuese te ketij sezoni futbollistik.

Mbasi Benevento e mbylli sezonin e kaluar ne vendin e dyte duke u eliminuar ne gjysmefinaken e play-off, objektivi i stafit teknik per sezonin e ri eshte ngjitja ne Primavera 1.

Per kete edhe pse ka patur disa largime, ekipi eshte perforcuar me afrimin jo vetem te Mirashit nga Firenze, por edhe te futbollisteve te tjere si Balzano, Milucci etj duke ndertuar nje formacion te barabarte me skuadren e pare.

Mbrojtesi Mirashi I cili ka zhvilluar edhe dy-tre stervitje me skuadren e pare te Beneventos qe luan ne Seria C te kampionatit italian, eshte i pergatitur qe sebashku me shoket e tij te justifikoje besimin qe I eshte afruar nga stafi teknik I Beneventos dhe per kete do te kete jo vetem inkurajimin e sportdashesve vendas, por edhe te shokeve te tij qe do udhetojne nga Firenze per ta ndjekur e mbeshtetur./www.shkodrasport.com