Barazimi 1-1 ne ndeshjen e se dieles ne “Niko Dovana” duket se nuk ka kenaqur as Teuten dhe as Vllaznine, per vete pretendimet qe te dy keto ekipe kane ne kete kampionat.
Por nderkohe, specialisti i futbollit Gerdi Haxhiu eshte i mendimit se durrsaket moren me shume sesa merituan ne kete perballje e cila duhej te ishte mbyllur me fitoren e Vllaznise.
“Ka qene nje ndeshje e vaket ne aspektin teknik dhe ate te rasteve. Ne pjesen e pare ka patur shume pak, per te mos thene se nuk eshte gjuajtur drejt portave. Vllaznia u mundua te shfrytezonte armen e saj me te forte, qarkullimin e topit poshte.
Shenoi me nje 11-metersh dhe ishte shume prane marrjes se nje trepikeshi te arte, por e pesoi ne fund nga nje Teute qe nuk beri nje ndeshje te mire. Une madje, mund te them se durrsaket moren me shume sesa merituan nga kjo ndeshje”- eshte shprehur Haxhiu./SHKODRA-SPORT.COM/