Gerard Progni do tëjetë një tjetër emër që është në listën e drejtuesve të klubit Vllaznia për sezonin e ardhshëm. Tropojani që luan aktualisht me ekipin e Kukësit mësohet se ka marrë sinjale nga ana e drejtuesve të klubit shkodran. Madje mësohet se drejtuesit e klubit dhe tekniku Bushati kanë bërë një ofertë për këtë lojtarë. Nga sa mësohet edhe nga burime teje të sigurta në klubin shkodran, Progni ka rënë dakord parimisht që të vijë në Shkodër për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë ai ka në kontratë momentale me ekipin e Kukësin dhe dalja e kësaj skuadre ne Ligën e e Europës, mund të bëjë që gjërat të lëvizin ndryshe për këtë lojtarë. Megjithatë drejtuesit duken të bindur se mund të bëjnë të mundur afrimin e një lojtari të tillë që ka luajtur me shumë ekipe të njohura të superligës shqiptare. Progni luan si mesfushor I djathtë dhe nëse ai do të pranojë ofertën shkodrane atëherë mund të ketë një mbivendosje lojtarësh në këtë krah, pasi ekipi I Vllaznisë është në tretativa për të mbajtur përsëri rumunim Kristian Dragoi. Megjtihatë drejtuesit nuk duket se I shqetëson ky fakt, por ato I shqetson fakti nëse mund të arrihet kjo marveshje.
Të tjerët
Klubi shkodranë si mos asnjëherë ka filluar nga puna për të bërë afrimet e lojtarëve për sezonin e ri pa përfunduar ende sezoni aktual. Një gjë teje pozitive pasi Vllaznia përherë kanë qenë ndër skuadrat që ka startuar merkaton atëherë kur ekipet e tjera e kishin mbyllur atë. Presidenti çela dhe tekniku Bushati kanë biseduar me shumë lojtarë. Kryesisht këto lojtarë të superligës shqiptare që nuk kanë nevojë për të ditur sesi mund të jenë. Dushku dhe Ahmataj kanë ndër emrat e parë që kanë dalë në qarkullim nga ana e drejtuesve të klubit. Por pas këtuyre nuk kanë munguar as emrat e shkodranëve të mirnjohur si Gilman Lika e Erion Vucaj. Që të dy këto lojtarë kanë një kontratë në përfundim me klubet e tyre dhe mesa duket ka bërë që drejtuesit e klubit të hidhen shpejt në sulm. Të dy shkodranët shikohen si përforcimet më të rëndësishme për sezonin e ri nëse do të bëhet e munduar afrimi I tyre. Mirpo nuk duket se bisedimet kanë ndalur vetëm në këto katër emra dhe atë të Progrit. Por nga sa mësohet tekniku Bushati ka kërkuar edhe mesfushorin e Bylisin E.Sefa. Me këtë lojtar mësohet të jenë bërë edhe kontaktet e para. Mesa duket strategjia e klubit kuqeblu ka filluar për sezonin e ri, por mbetet për t’u shikuar realizimi I saj.
Admir URUÇI