Në orën 16.00 do të hidhet në Moskë shorti i Kupës së Botës “Rusi 2018”. Shorti i sotëm do të prezantohet nga ish-ylli i Anglisë, Geri Lineker, dhe Maria Komandanaia.Kjo e fundit është një gazetare sportive në Rusi, një ndër më të famshmet. Ajo ka punuar për disa media në karrierën e saj, si Fox Sports, Moscow Fm, Match Tv.“Shorti është një moment i madh.
Miliona fansa do të mbajnë frymën, në pritje për të parë nëse ëndrrat e tyre do të bëhen realitet. Është momenti ku nis zyrtarisht Kupa e Botës.
Mezi pres orën që të prezantojë eventin më të rëndësishëm në planet, ka thënë Komandanaia.
© shkodrasport.com