Ikona e përfaqësues angleze, Geri Lineker, ka vënë në dyshim nëse ka ardhur koha që sulmuesi Harry Kane të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas dështimit në “Euro 2024”.Spanja mundi 2-1 djemtë e Gareth Southgate në Berlin të dielën mbrëma, teksa ata u kurorëzuan kampionë.

Kjo është humbja e dytë radhazi e “Tre Luanëve” në finalet e Europianit, pas disfatës së tyre në penallti kundër Italisë tri vite më parë.Rezultati do të thotë gjithashtu se pritja e Kane për një trofe të parë të madh në karrierën vazhdon, pavarësisht rekordit të golave.

Kapiteni i Anglisë ka 406 gola në 643 paraqitje për klubin dhe kombëtaren.Ai është golashënuesi rekordmen i Totenhemit dhe Anglisë dhe fitoi “Këpucën e Artë” në “Euro 2024”, pavarësisht se luftoi për pjesën më të madhe të turneut.

Megjithatë, performanca e tij inekzistente në finale ka marrë kritika, me vetëm 13 prekje, një goditje, pesë pasime dhe një prekje brenda zonës, pasi nuk pati asnjë kontakt brenda zonës në finalen e “Euro 2020”.Lineker ka spekuluar për Kane se ai mund të varë “këpucët në gozhdë” te përfaqësuesja.

Duke folur në “The Rest Is Football”, Geri tha: “Një pjesë e hamendësimit në mendjen time ishte ajo që do bënte Anglia, sikurse çfarë bëri Harry Kane. Nuk ishte vetvetja në këtë turne. Ai është tani në të 30- at. Kur isha 30 ose 31 vjeç, këmbët e mia filluan të më linin. Unë u tërhoqa nga futbolli ndërkombëtar në moshën 32-vjeçare. Në moshën 31-vjeçare kjo po ndodhte që mos të kisha fuqi mjaftueshme për të qenë konkurrues dhe është e tmerrshme, e tmerrshme. Mendojë se Kane e ka mbyllur ciklin me kombëtaren.

Ka pasur disa shanse, por nuk ia ka dalë të jetë protagonist në momentet më vendimtare. Është radha e talenteve të rinj për të treguar veten”, përfundoi Lineker.