Transferimi që duhej të rezultonte si kulmi i karrierës për Grezdën ishte në fakt dështimi më i madh. Vetë legjenda dhe trajneri i Rangersit, Gerrard,do e ndiqte më nga afër në Kroaci.

Atje shkëlqente gjithmonë me Osijek,por në Skoci me Rangers më shumë u dëgjua jehona për skandalet sesa për golat e shënuar.

Për këtë arsye Rangersi e largoi këtë merkato dhe e riktheu te Osijeku. Trajneri Gerrard e ka thënë hapur arsyen e këtiu vendimi për mediat skoceze:

“Eros Grezda nuk ka punuar kurrë. Sigurisht që një pjesë të pêrgjegjësisë e mbaj dhe unë.

Ai donte të largohej që luante dhe ne i urojmë më të mirën. Iku te Osijek, nuk shoh ndonjë problem këtu”, tha Gerrard. /Sport Ekspres/