Deklarata e trajnerit te Tiranes Nevil Dede para ndeshjes me Kukesin se “edhe me 18 vjeçare do ta munde kete kundershtar”, ka krijuar jo pak polemika sepse ne fund te fundit jo vetem nuk ka treguar respekt per kundershtarin, por edhe ka krijuar polemika.

Ka reaguar per kete gje edhe nje ish- futbollist bardheblu, por edhe trajner i njohur- Edmond Gezdari. Ai e ka quajtur kete deklarate, “nje lajthitje te Dedes”.

“Dede dhe Tirana? Nuk do të korrigjoj Deden se është i përgjegjshëm për çfarë ka thënë, se pastaj në futboll të ngelin llafet në fyt. Kjo është lajthitje e Dedes. Mbase stresi që ka bërë me Tiranën 4-5 barazime, ka mundur vetëm Fierin. Ai të rrihte ato njëherë pastaj Kukësin.

Pra kur jep kështu deklaratash do të thotë që ti e dominon kampionatin, u shënon nga 3 gola skuadrave dhe tani i erdhi radha Kukësit, merr ata të rinjtë që ta mundësh. Kam përshtypjen që Tirana ka skuadrën më të mirë bashkë me Durrësin, por kjo nuk është sjellje modeste përpara pulikut në radhë të parë dhe të lojtarëve të vetë”, tha Gëzdari.