Barazimi pa gola i kuqezinjve në transfertë me Kazakistanin ishte tema e mbrëmjes së djeshme në emisionin “Fair Play” qe drejtohet nga gazetarja Enkeleida Zeko në Syri TV.

Njëri prej të ftuarve në studio ka qene kete here edhe specialisti i futbollit, Edmod Gëzdari, i cili në diskutimin e tij tha:

“Ekipi kombëtar nuk ka shanse të bëjë prova të mëdha. Te Kombëtarja duhet të luajnë më të mirët dhe të marrin rezultate. Nuk ka vend për eksperimente.

Në një ndeshje miqësore mund të bësh prova, por jo në ndeshje zyrtare. Te Kombëtarja ka rreth 60 futbollistë që janë të një niveli.

Unë mendoj se kjo nuk është gjë e mirë, pasi them që duhet të jenë 20 të një niveli më të lartë dhe kjo të jetë baza. Kombëtarja nuk është laborator”.