Sëbashku me gjithë punonjësit e klubit që ai drejton, ka qenë i angazhuar maksimalisht për mbarëvajtjen e Memorialit të nëntë ndërkombëtar të boksit “Vllaznia 2012”. Shefi i këtij klubi Gëzim Mema, është shumë i kënaqur me mënyrën si shkuan gjërat, me organizimin dhe mbarëvajtjen e ti duke lënë të kuptohet se Shkodra tregoi edhe njëherë tjetër vlerat e mëdha të mikëpritjes dhe të një organizimi perfekt të aktiviteteve të tilla. Duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, ai do të shprehej: “Memoriali “Vllaznia 2012” u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme. Ekipi I boksit, klubi Vllaznia, Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Boksit arritën të organizojnë një aktivitet të një niveli të lartë. Shkodra tregoi edhe njëherë tjetër se çfarë është në gjendje të bëjë. Jemi munduar të bëjmë më të mirën për t’u krijuar kushte sa më të mira ekipeve që kishin ardhur për të marrë pjesë dhe besoj se ia dolëm sepse kemi marrë konsideratat më të larta nga ana e tyre”. Klubi në fakt e ka bërë në mënyrën më të mirë të mundshme detyrën e tij. Vënia në dispozicion e pallatit të sportit dhe e gjithë strukturave të klubit, ka qenë në shkallën maksimale dhe ata kanë marrë vlerësimet e duhura nga gjithë ekipet e huaja që ishin pjesmarrëse në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.

www.shkodrasport.com