Niveli i futbollit në Shqipëri ka rënë”, u shpreh Sinemati në emisionin “Procesi Sportiv”. Ai shtoi se futbollistët pranojnë më kot që futbolli është me nivel ndërkohë që foli edhe për Kukësin dhe Skënderbeun.

“Ka rënë interesi i tifozëve dhe thonë pse s’kishte gola kjo ndeshje. Dëshira ishte e pakët për të shënuar në krahasim me frikën për të mos pësuar.

Tifozët nuk kanë besim ndërsa Duro nuk donte të humbiste dhe ishte në siklet. Rroca thotë se u ndryshua skema në fund dhe nuk lëmë futboll të lirshëm. Ne e gjejmë më të mirën te portierët.

Futbolli shqiptar ka humbur Skënderbeun dhe ka humbur një personazh të rëndësishëm. Shumë kishin krijuar simpati me Skënderbeun. Kukësi nuk ka lidhje shpirtërore me qytetin e vet.

Partizani sikur është velur me atë që ndodhi dhe nuk pret më njeri që të rikthehet titulli te Partizani. Në një kampionat ku është ndryshuar dezhurni çdo javë tregon se ka humbje vlerash.

Çdo kampionat ka identitet. Kur ngjitet Leçe lart dhe bie Interi e Juventusi nuk kënaqet askush ndërsa këtu del titullari dhe thotë u rrit niveli”, tha Sinemati. /VipSport/