15 vjet ne pare, ne Juban te Shkodres do te lindte nje ekip futbolli femrash. I cili ne fakt do te behej historik sepse do te rezultonte i pari zyrtarisht ne Shqiperi. Data 6 shtator 2005 do te mbetet tashme e skalitur ne historine e futbollit shqiptar te femrave.
Ne Shkoder vite me pare por edhe ne Rubik e ndonje vend tjeter, kishte patur inisiativa te ndrysnme per ta bere kete gje, por kishte mbetur thjesht inisiativa.
Kjo e Jubanit ishte ndryshe sepse gjithçka ishte serioze. Njeriu qe e mori persiper kete gje- Ferdinand Jaku, ishte shume pasionant dhe per me teper, prej atyre qe kur vendose te marre diçka persiper, e ben realitet ate. Mblodhi gjitha vajzat e Jubanit, perfshi ketu edhe bashkeshorten dhe vajzen e tij dhe krijuan ekipin “Juban Danja”.
Me ndihmen edhe te Marin Shanit qe ishte trajneri i pare i atij ekipi, mori udhe kjo krijese e cila edhe sot pas 15 vitesh vazhdon te jete po aq e forte sa ne fillim.
Ne keto vite ka arritur te fitoje dy Kupa te Shqiperise, ne vitet 2012 dhe 2013, i eshte afruar disa here shume prane titullit kampion por per fat te keq nuk e ka bere realitet, megjithate objektivi vazhdon te jete i njejti gjithmone: Te jete ne eliten e futbollit shqiptar te femrave.
Dita e sotme eshte e veçabte per “Juban Danjen”, feston 15 vjetorin e krijimit te saj dhe per rrjedhoje nuk na mbetet gje tjeter veçse ta urojme presidentin Ferdinand Jaku dhe gjithe pjestaret ne vite te ketij ekipi: Gezuar! Edhe shume vite te tjera jete dhe suksese!
Gjergj KOLA