Nese flasim per atletiken e femrave ne vendin tone pikerisht per ate te viteve ’60- ’70, padyshim qe Vllaznia ka qene emblema me titujt e shume kampione te fituar, medaljet dhe rekordet e thyera.

Dhe njera prej pjestareve me te shquara te atij brezi sportistesh padyshim qe ka qene Myzejen Duli (Dervishi). Po ndalemi sot tek ky personazh sepse ka ditelindjen, feston 75 vjetorin e lindjes dhe me kete rast, gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite te tjera te lumtura!

Myzejen Duli ka lindur ne Shkoder me 10 maj 1946 dhe zgjedh te merret me atletike qe ne moshe te vogel. 13 vjeçe, pikerisht ne vitin 1958 do t’i bashkohej ekipit te Vllaznise qe drejtohej nga i mirenjohuri Feti Dizdari dhe qe ne vitin e pare del kampione me te.

Nje vit me vone, ajo do te shpallej kampione në garen e 60 metrave me kohen 7.9 sekonda duke thyer rekordin, që ishte mbajtur nga atletja e Tiranës Kimete Prexha ndersa në 100 metërsh barazon rekordin e atletes shkodrane Rukije Domni

Ne vitin 1961 do jete pjesmarrese në kupen ballkanike për të reja ne Rumani, nderkohe qe do te shpallej kampione ne garen e 100 metrave dhe ne stafete.

Sukseset e saj vazhdojne dhe ne vitin 1963 do te merrte titullin “Mjeshtre Sporti. Në vitin 1964 do te shpallej kampione ne garen e 100 metërshit me kohen 12.5. Ne vitin 1965 do te ishte serish kampione ne 100 metra dhe shkon me kombëtaren 1 muaj takime miqësor në Kinë.

Titujt kampion do te vazhdonin edhe ne vitet 1966, 1967, 1968, 1969, 1970, 1971, 1972 dhe ne vitin 1973, vit kur do te mbyllte karrieren e saj sportive.

Nje karriere e shkelqyer si ne aspektin individual, ashtu edhe ne ate ekipor sepse Vllaznia nen drejtimin e trajnerit Feti Dizdari do te fitonte titullin kampion si ekip per vite me rradhe duke patur ne perberje te tij sportiste te tjera krahas Myzejen Dulit, edhe Sebije Keraj, Jone Saraqi, Rukije Domni, Pina Thani, Nini Karajfili, Xhemalije Kavaja, Shaqe Nika, Safet Paçrami, Marije Gjoni, Mimoza Meta, Valdet Meta, Lule Ndoja, Artenca Tufi, Luke Zefi, Fazilet Luli, Angjelina Gurakuqi, Adile Dani e Nexhmije Bilali.
Gjergj KOLA