Futbolli i femrave në Shqipëri sot ka bërë një progres të jashtëzakonshme. Tashmë flasim për tituj kampionë, kupa e rekorde të Vllaznisë, flasim edhe për fitore të kombëtares kuqezi që të paktën në Rajon duket në nivele shumë të mira. Megjithatë kurrsesi nuk mund të harrojmë njeriun i cili krijoi për herë të parë një ekip të futbollit të femrave në vendin tonë.

E ka nisur kete gje ne vitin e larget tashme 2005 kur dhe krijoi kete ekip me te cilin ka fituar dy here Kupen e Shqiperise dhe ndonese ka nje “peng”, ate te mosfitimit te nje titulli kampion, Fredi ka vijuar te punoje fort me ekipin.

Po i rikthehemi sot kësaj figure sepse ka një përvjetor, atë të lindjes së tij. Ferdinand Jaku mbush 52 vjeç dhe gazeta “Shkodra Sport” i uron edhe 100 vite të tjera të lumtura dhe po ashtu edhe një kontribut sa më të madh për sportin edhe në të ardhmen!

Ferdinand Jaku eshte i lidhur ngushte me sportin në tërësi dhe jo vetëm me futbollin. E gjen duke mbeshtetur edhe xhudistet e Vllaznise ne aktivitete te ndryshne, po ashtu edhe çiklistet. Ka nje pasion te madh per futbollin dhe eshte nje tifoz i zjarrte i Vllaznise te cilen nuk le ndeshje pa e ndjekur ne tribunen e “Loro Boriçit”.

Ashtu siç ka qene gjithmone edhe prane gazetareve sportive te Shkodrës duke marre pjese ne te gjithe aktivitetet e tyre dhe madje, edhe duke i mbeshtetur. Shkodra i detyrohet jo pak Ferdinand Jakut. Megjithatë pasioni i tij mposht gjithçka. Edhe harresat, edhe nënvlerësimet nganjëherë. Ky njeri nuk mund të jetë larg sportit kurrsesi dhe premton se do të jetë edhe në të ardhmen pranë tij.

Por sot nuk është koha për të diskutuar për të tilla gjëra. Sot, Ferdinand Jaku duhet të gëzojë dhe të festojë bashkë me familjen e tij. Dhe e meriton, në mënyrën më të mirë të mundshme. Gëzuar PRESIDENT!
www.shkodrasport.com