Tirana ka fituar sot pasdite ndaj Luftëtarit brenda në Gjirokastër me rezultatin 1-0 në kuadrin e javës së katërt të Superligës por përveç kësaj, brenda kësaj ndeshje ka patur edhe një sfidë tjetër më vete. Shkodrani i Tiranës Gilman Lika ka luajtur përballë tre shkodranëve të Luftëtarit, portierit Erind Selimaj, mbrojtësit Alis Boci dhe sulmuesit Jasmin Rraboshta. Nuk ka luajtur në këtë ndeshje për gjirokastritët shkodrani tjetër Behar Ramadani që u ndëshkua me karton të kuq javën e kaluar në Shkodër në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Lika ka luajtur në këtë ndeshje vetëm 62 minuta sepse më pas është zëvendësuar nga trajneri Lekbello për të mbrojtur ndoshta rezultatin ndërsa tre shkodranët e Luftëtarit kanë luajtur nga 90 minuta por nuk kanë qenë në gjendje ta ndihmojnë skuadrën e tyre për të marrë edhe një barazim të vetëm. Në ndeshjen tjetër të Superligës të luajtur sot, Flamurtari i Vlorës ka zhgënjyer sërish duke barazuar në fushën e tij me Shkumbinin në shifrat 1-1.
www.shkodrasport.com
FAQJA E PARE FUTBOLL KATEGORIA SUPERIORE Gilman Lika del fitues përballë tre shkodranëve të Luftëtarit