Gilman Lika aktualisht eshte pa ekip megjithate vijon te stervitet fort çdo dite me shprese se shume shpejt do te zbrese ne fushat e blerta duke qene pjestar i nje skuadre.

Gjate emisionit “Sport Show” ku ka qene i ftuar, ai eshte pyetur nese ne merkaton e janarit do te kishte ndonje oferte nga drejtuesit e Vllaznise, do ta pranonte apo jo, ish- kapiteni Gilman Lika do te pergjigjej:

“Nuk e mendoj dhe nuk e pergatis veten per kete gje. E rendesishme eshte qe Vllaznia te ece mire dhe te kete rezultate pozitive. Nese ndryshojne gjerat, une nuk mund te jap nje pergjigje konkrete. Por aty ku nuk ndihem i respektuar, nuk rri kurre”- ka thene ai.

Duke e ngacmuar me tej per ate se ku do ta shohim duke luajtur ne janar, Gilmani le te hapur gjithçka teksa e pranon qe eshte ne kontakte me disa ekipe dhe per kete arsye vijon te stervitet me perkushtim gjate gjithe kesaj periudhe.

“Kam patur kontakte dhe kam zhvilluar biseda me tre- kater ekipe por tashme mbetet te shohim nese do te konkretizohet me nje marreveshje, kuptohet duke qene une i kenaqur nga ana financiare, por edhe per ta te jete e perballueshme”- ka deklaruar Lika./SHKODRA-SPORT.COM/