Gilman Lika refuzoi disa oferta në verë dhe qëndroi në Shkodër, duke e ndjerë edhe si përgjegjësi ndaj bashkëpatriotëve të tij apo dhe fanellës së Vllaznisë, duke sakrifikuar një vit nga karriera e tij për të rikthyer fanellën kuqeblu mes më të mirëve të futbollit shqiptar.

I pyetur nga “Rtshsport” se ka bërë zgjedhjen e duhur, Lika tha: “Kam marrë vendimin e duhur që qëndrova në Shkodër sepse kam besim se do të rikthehemi në elitë.

Vllaznia është në rrugë të mbarë ka kualitet dhe bën diferencën në garë. Është pak e vështirë sepse ka terrene të vështira, por gradualisht jemi mësuar me këtë garë”.

Merkato
Gilman Lika, si kapiten dhe një lojtar me kontribut të çmuar në Shkodër, jep opinionin e tij për merkaton, por edhe këshillon për ndonjë përforcim më tepër: “Duhet edhe ndonjë përforcim më tepër.

Vllaznia ka një merr të madhe dhe duhet që të kërkojë më shumë vitin tjetër dhe të mos mjaftohet vetëm si sukses mbijetesa në Superiore”, – tha Gilman Lika, një nga lojtarët luks të Kategorisë së Parë këtë sezon./vipsport/