Ai per fat te keq ka qene vitin e kaluar kapiten i Vllaznise ne momentin e saj me te keq, renien nga kategoria dhe padyshim qe kjo i ka lene nje shije te keqe Gilman Likes.
Megjithate, ne nje prononcim per “Panorama Sport” njeriu qe mban serish shiritin e kapitenit te kuqebluve thote se kurre nuk do te heqe dore nga mbeshtetja e kesaj skuadre, edhe sikur ajo te shkoje ne kategori te 10-te.
Normalisht, siç ndihet çdo shkodran dhe çdo lojtar jam krenar qe jam pjese e Vllaznise. Por, unë jam shumë krenar që kam dal nga kjo skuadër. Kam qenë një ndër lojtarët kryesorë në kohën kur kalonin për çdo vit një tur në Kupat e Europës. Kam qenë lojtari kryesor në fitimin e Kupës së Shqipërisë në 2008- ën.
Jam krenar edhe ndihem borxhli për këtë ekip. Mendoj se më ka dhënë Vllaznia më shumë se i kam dhënë unë asaj. Prej emrit të Vllaznisë, u shita në Turqi dhe prej Vllaznisë shkova në Kombëtare. Unë jam lojtar, por edhe tifoz me këtë skuadër.
Kam qenë tifoz me këtë ekip edhe kur kam luajtur me të tjera, që kam lëvizur për arsye profesionale dhe ekonomike dhe do të jem tifoz me këtë skuadër gjithmonë. Edhe në kategorinë e 10-të të jetë, sërish do jem tifoz me këtë skuadër. Ta dinë të gjithë që Vllaznia është gjithçka për mua.