Vllaznia arriti të merrte një fitore tepër të rëndësishme në javën e shkuar, duke mundur Kukësin me rezultatin 1-2. Këtë javë, shkodranët presin në shtëpi ekipin e Partizanit dhe në prag të këtij takimi, Gilman Lika u shpreh për “RTSH” se hakmarrja më e mirë për këtë ndeshje, është vetëm fitorja.
“Kemi bërë një punë të mirë deri tani po duhet të vazhdojmë të qëndrojmë me këmbë në tokë. Ishte një fitore e rëndësishme sidomos në aspektin psikologjik pasi na jep shumë moral. Është e kaluar dhe morëm 3 pikë të rëndësishme. Ndeshjet vijnë e vështirësohen dhe ekipet e tjera po na njohin mirë duke na e vështirësuar.
Partizani? E dini që Shkodra ka pak problem me Partizanin dhe i frikësohem kësaj pjese. Po përgatitemi dhe jam i mendimit që kjo ndeshje duhet të merret si e radhës. Hakmarrja më e mirë mendoj se është fitorja.
Jonuz? Trajneri ka pasur një dorë të madhe. Ka punuar në fushë por merita më e madhe ka qenë që ka ditur të mbajë grupin dhe të gjithëve po iu merr maksimumin e kjo është më e rëndësishmja për një trajner”, tha Lika./vipsport/