90 minutat e miqësores së djeshme kundër Vllaznisë, nuk kanë qenë aspak të këndshme për mesfushorin shkodran që luan për Tiranën Gilman Lika. Ai është kundërshtuar jo pak nga tifozët kuqeblu të cilët nuk ia falnin mosfirmosjen për Vllazninë në merkaton e janarit. Thirrjet dhe ndonjë ofendim në adresë të tij, sigurisht që e kanë bërë të ndjehet keq atë megjithatë ai për asnjë moment nuk ka kërkuar të reagojë duke u treguar një profesionist I vërtetë. Gjithsesi ajo çfarë ndodhi dje ka qenë disi e papranueshme. Tifozë të ndryshëm I kujtonin Likës se kishte bërë gabim që kishte tradhëtuar Vllazninë për të luajtur sërish me Tiranën. Të tjerë bërtisnin në adresë të futbollistëve shkodranë për t’I ndërhyrë rëndë atij e për ta dëmtuar. Në kushte të tilla, Gilmani nuk ka bërë një paraqitje kushedi se çfarë dhe normalisht nuk ka arritur të dalë në lojën e tij më të mirë. Ndodh edhe kështu.
www.shkodrasport.com