Gilman Lika ishte protagonist në barazimin 2-2 të Vllaznisë në transfertë kundër Bylisit. Mesfushori shkodran i Vllaznisë deklaroi për mikrofonin e Supersport:

“Ju e keni parë rastet që Vllaznia është dëmtuar sot, duke përfshirë edhe rastin e sotëm. Edhe arbitrat janë njerëz. Qëllimi kryesor është që këto gabime mos të bëjnë me dashje.

Penalltia? Veprimi ishte shumë i shpejtë. U dallua shumë qartë që nuk kishte lidhje me dorën. I kishte rënë në dorë ose në bark. Isha i bindur 100 përqind.

Goli? Sigurisht që jam i lumtur për golin, është kënaqësi e veçantë. Jo unë por çdo lojtar kur shënon të tillë gola, kënaqet.

Arbitrat? Edhe ne që jemi më të vjetër, mund t’i ndihmojmë pak arbitrat. Në Shkodër e kanë marrë këtë ndihmë. Nuk të vjen mirë që një gjyqtar në Shkodër, vjen dhe ndiko në rezultatin e ndeshjes. Është shumë e rëndë për ne. Uroj që t’i minimizojmë në maksimum që mos të ndikojnë në rezultatin e takimit.

Objektivi? Nuk mund të parashikoj se deri ku mund të shkojmë. Është një kampionat i veçantë që s’ka ndodhur në vitet e tjera. Me 2-3 fitore mund të shkosh në Europë, por me 2-3 humbje mund të shkosh në zonën e rrezikut. Mund të them që do të bëjmë lojë më të mirë se dy fazat e para për shkak të merkatos së zhvilluar”, përfundoi ai