Gilman Lika edhe pse ka pasur disa oferta, në verë por edhe në janar ka mbetur pa ekip. Ka dashur që të luaj me Vllazninë, por duket se nuk është bindur nga ajo që në Shkodër i kanë ofruar. Ai ka qenë i ftuar sot në “Radio Shkodra”, ndërsa ka analizuar ecurinë e skuadrës kuqeblu. Ish-futbollisti që ka luajtur edhe me Tiranën apo Skënderbeun dhe ekipin tonë konbëtar si dhe jashtë vendit, Lika, fillimisht është ndalur te analiza e sfidës me Kukësin:
“I kam parë ndeshjet, thuajse të gjitha. Isha pak skeptikë, mendoja se do të fitonte Teuta, Laçi dhe Partizani dhe fitoret e tyre do të ishin presion për ekipin tonë. Të gjitha u kthyen në hap fals dhe u kthye në pozitive për Vllazninë. Vllaznia është nën presion dhe luan e fundit, nëse fitonin rivalët do ishte keq. Por ishte pozitive, sepse ndalesa e rivalëve ishte edhe motiv ekstra për lojtarët”, – tha Gilman Lika fillimisht.
“Ishte një ndeshje ku Vllaznia e kërkoi më shumë fitoren, u dallua qartë, jam i kënaqur me gjendjen e Vllaznisë, pavarësisht se çdo shkodran priste tri pikët. Ekipi reagoi, në krahasim me gjashtë ndeshjet e fundit. Me raste dominoi, të luash ndaj Kukësit dhe të krijosh shumë raste është plus. Në rastin e vetëm të Kukësit, ishte një gabim personal i një lojtari tonit dhe ndeshja mund të shkonte ndryshe nëse shënonte gol. Një gol do ndryshonte rrjedhën e ndeshjes”.
“Ishte java e të papritura dhe kampionat çudirash, nuk ka pasur ndonjë diferencë të madhe, dhe sidomos fitorja e korçarëve, ndaj një Partizani që ka bërë merkato, jam befasuar nga ajo humbje. Laçi e dominoi ndeshjen dhe veç golit kishte edhe 7-8 raste goli.
Te Partizani me Skënderbeun pash që nuk kishte asnjë diferencë…Shoh edhe Tiranën për titull, nga 15 pikë minus, me këtë ritëm dhe me lojtarët që ka tashmë, jo vetëm Europën që do e kapi, por them se është në garë për titull. Vllaznisë mund t’ia marrë vendin e parë Laçi e Teuta, ndonëse Partizani ka pasur rënie sepse e shihja si ekip mjaft solid, por bëri gafa me Apooloninë dhe Skënderbeun dhe sot duhet të kishte 5 pikë më shumë”.
“Negative ishte që rastet nuk u shfryutëzuan, nuk janë lojtarët e Vllzninë në atë nivel që të mos shfrytëzojnë kaq shumë raste, por e duan golin ta shënojnë me zor. Nuk realizohet gol me zor. Ka presion në ekip dhe është e dukshme. Prandaj edhe portieri mik Xhika doli lojtari i ndeshjes, priti penalltitë, por kishte edhe 2-3 rastë me të mirë se penallti që u neutralizuan nga Xhika.”
“Në momentin e penalltisë, Brdariç ka përmendur Hoxhën pastaj Dilaver. Me sa di është Herald Marku që gjuan, por në mungesë të tij janë lojtarët që janë përmendur më sipër. Tifozat jam i bindur me veprimin dhe unë them që nuk duhet të ndodh në një ekip profesionist.
Nuk e mbështes se ka gabuar, por në këtë moment ekipi dhe lojtari duan mbështetje. Ishte një ndeshje me shumë tension, duke ditur rezultatet që prodhuan nga ekipet ndjekëse, ndaj edhe fitorja ishte detyrim. Me një gol ishte ndryshe edhe e ardhmja e Vllaznisë sepse do të çlirohej edhe psikologjikisht ekipi.”
“Ka pasur opinione se disa lojtarë duhet që të ulen në stol, por nëse do dikush të fitojë është trajneri i pari më shumë se kushdo, sepse del në pah edhe puna e tij. Mendoj që edhe pse pati raste, sidomos aktivizimi i Kalasë, apo dhe Dilaver. Vrapuan dhe e vunë në vështorësi të madhe kundërshtarin”, – tha Gilman Lika./Vipsport/