Gilman Lika është një nga lojtarët më të mirë te skuadra e Vllaznisë. Mesfushori shkodran ka luajtur në disa skuadra në Kategorinë Superiore, por së fundmi ka provuar të luaj edhe në Kategorinë e Parë duke e mos e braktisur skuadrën e vendlindjes në momentin më të keq të saj.

Në një intervistë për Newsport.al, Lika rrefehu vështirësitë e të luajtur në Kategorinë e Parë, objektivat e skuadrës shkodrane, por nuk mund të mungonte dhe një koment për ish-skuadrën e tij Tiranën.

Jeni në vendin e parë në kampionat, si e vlerësoni paraqitjen e skuadrës deri më tani?

Deri më tani është pozitive. Renditja e tregon këtë gjë.

Sa ndryshon Vllaznia e disa sezoneve më parë me këtë aktuale?

Normal që ishte ekip më i mirë se ky sot, pasi nuk bëhej fjalë për mbijetesë. Synimi ishte trofe ose minimumi Kupat e Europës, po flas për kohën kur isha pjesë para 10-12 vitesh.

Kjo Vllazni me këtë organike në çfarë vendi do renditej ne elitë?

Të jem i sinqertë mendoj se duhen përforcime për atë që mendoj unë. Një Vllazni që të synoje Kupat e Europës.

Sa ndryshon Superiorja nga Kategoria e Parë?

Ka shumë ndryshime, pasi ndeshjet nuk transmetohen në TV përveç ndonjërës. Fushat janë shumë të këqija, ritmi është shumë i ulët ka edhe probleme të tjera që duhet një kohë e gjatë për të folur.

Sa e vështirë është për një lojtar me cilësit e Likës të luaj në Kategorinë e Parë?

Të them të drejtën kam patur shumë problem me motivimin para ndeshjeve. Janë shumë fusha në këtë Kategori që është e vështirë të motivosh veten. Megjithatë jam munduar të gjej motivimin për të arritur objektivin final.

Atmosfera në skuadër duket pozitive me Hasan Likën. Nga ndryshon kjo skuadër nga ajo e Ernest Gjokës?

Nuk mund të bëj krahasime mes trajnerësh. Për momentin jemi të lumtur me profesor Likën edhe shpresoj të vazhdoj kjo atmosferë edhe në Superligë.

Tirana, ekipi që ti ke luajtur është dukur një skuadër me dy fytyra. Si një lojtar me eksperiencë në kampionatin shqiptar çfarë mendon se i mungon bardhebluve duke parë që investimet nga presidenca nuk mungojnë?

Drejtuesit e dinë më mirë situatën sepse janë më afër, por nga jashtë duket që kanë probleme në mbrojtje.

Sipash jush ku e shikoni Vllazninë dhe Tiranën në fund të sezonit?

Nuk besoj se Tirana rrezikon këtë vit rënien. Gjithashtu edhe Vllaznia besoj se do të ngjitet në Superligë këtë sezon dhe shpresoj që të vazhdoj tradita e klasikes shqiptare./newsport/