Shumë zhurmë, polemika e debate të panevojshme në media. Gilman Lika dhe Alban Neziri kanë vendosur “të bëjnë paqe” dhe kjo në fakt është gjëja më e mirë që ata duhet të bënin. Diçka e panevojshme, por e ardhur ndoshta edhe nga situata jo e mirë që po kalon Vllaznia.
Duke folur në lidhje me këtë debat, kapiteni i Vllaznisë është shprehur: “Mund të them se ka qenë një përiudhë që nuk e kam përjetuar mirë. Kjo pasi nuk jam mësuar që të më dalë emri në gazetë për të tilla polemika. Më vjen mirë që Albani ishte penduar për të tilla deklarata, ashtu si edhe unë.
Dhe gjej rastin për të kërkuar falje, ashtu siç kërkoi edhe ai. Shumë shpejt do të takohemi dhe ta mbyllim këtë debat sepse nuk na takon ne të dalim nëpër gazeta e të bëjmë debate, nuk është në tipin tonë.
Albani bën shumë mirë që çon zanin për të rinjtë se edhe unë dikur kam qenë i ri. Po luftojmë shumë këtë vit që ta mbyllim sa ma shpejt punën e Superiores e t’u jepet mundësia lojtarëve të rinj të luajnë disa ndeshje. Ishte nje moment dobësia që duhet ta lëmë pas. Kjo ndodhi edhe nga mërzitja e madhe sepse Vllaznia po kalon një situatë shumë të vështirë.
Por nuk është turp me i kërku falje njëri- tjetrit. Unë respektoj Albanin dhe të gjithë brezin e tij dhe të gjithë ata që e kanë vesh bluzën e Vllaznisë. Jemi shkodran dhe është momenti të tregojmë kulturën dhe qytetarinë që e karakterizon këtë qytet”.
© shkodrasport.com