Ka nisur nga kjo e hënë edicioni i radhës i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA A, që është niveli i dytë për nga rëndësia pas licencës UEFA PRO. Kursi që organizohet dhe zhvillohet nga Astrit Maçi dhe Alban Tafaj, drejtues pranë Sektorit të Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit do të zgjasë gjashtë muaj.
Të gjithë trajnerët e regjistruar do të kenë mundësinë të ndjekin këtë program arsimor përgjatë kësaj periudhe kohore, me një kurrikul të mirëpunuar nga FSHF-ja në bashkëpunim me UEFA-n.
Nje nga te rregjistruarit ne kete kurs eshte edhe ish- kapiteni i Vllaznise Gilman Lika. Ai nuk ka shume kohe qe i ka dhene fund futbollit te luajtur dhe meqenese licensen UEFA B e kishte marre me perpara, nuk ka humbur kot te nise menjehere pune si trajner.
Per kete arsye, ne fillim te ketij sezonit i eshte besuar drejtimi i ekipit Basania U15 qe merr pjese ne kategorine superiore te kesaj grupmoshe. Por pretendimet e Likes duket se jane per te shkuar me lart dhe kete e tregon edhe rregjistrimi ne kursin per licensen UEFA A./SHKODRA-SPORT.COM/