Vllaznia eshte rikthyer tashme ne Superlige megjithate sezoni qe po le pas, nuk ka qene aq i lehte per te. Skuadra shkodrane ka hasur probleme duke luajtur ne disa fusha aspak te pershtatshme dhe madje jo vetem jashte Shkodres.
Siç dihet, shumicen e ndeshjeve brenda i kane luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” e cila ka disa vite qe eshte shtruar me tapetin sintetike dhe tashme eshte bere thuajse e paperdorshme.
Nje problem te tille e ka ngritur gjate prononcimit te tij ne emisionin “E hëna sportive” në “RTSH Sport”, ku përveçse ka analizuar sezonin, ka folur edhe per terrenet sportive.
Sipas tij, terrenet kanë qenë një makth për Vllazninë, ndaj edhe Gilman Lika shpreson që të paktën në Superiore të kenë mundësinë të luajnë në “Loro Boriçi”, aty ku edhe spektakli është i garantuar. “Një nga shkaktarët që na ka prishur punë kanë qenë edhe terrenet. Nuk krahasohen kurrë me Superioren, madje fusha e Peqinit është një fushë që nuk duhet të ekzistojë as në Kategorinë e Katërt.
Madje, edhe ‘Reshit Rusi’ është shumë problem. Më mirë të luash në asfalt se atje. Është shumë e degraduar. Shpresojmë që ndeshjet e Superiores të jenë në ‘Loro Boriçi’ dhe të ketë më shumë tifozë, spektakël dhe atmosferë”, tha mesfushori.