Skuadra shkodrane hodhi dje nje hap te rendesishem per kualifikimin ne gjysmefinalen e Kupes se Shqiperise duke mundur me rezultatin 3-1 ndaj Partizanit ne stadiumin “Loro Boriçi”. Per ish- kapitenin e Vllaznise Gilman Lika, kjo ndeshje ishte edhe nje autokritike e saj per humbjen dhe paraqitjen e dobet pak dite me pare ndaj Kastriotit.
Nje gje te tille ai e ka deklaruar ne emisionin “Studio Sport” ne RTSH Shkodra ku ka qene i ftuar mbremjen e se merkures. Per te, skuadra kete here kishte me shume deshire e grinte ne fushen e lojes.
Mendoj se fitorja e Vllaznise ndaj Partizanit ishte plotesisht e merituar. Per me teper, une do ta konsideroja nje autokritike te skuadres shkodrane. Jam kenaqur duke e pare kete ndeshje sepse u duk nje skuader krejt tjeter ne fushen e lojes.
Ishin shume mire te vendosur taktikisht ne fushe, ishin me grup, kishin me shume deshire, krijuan me shume raste. Keto jane karakteristika te ekipit tone qe i ka treguar herepashere por problemi kryesor ka qene mosruajtja e ketij stabiliteti duke patur ulje- ngritje shume te medha.
Pikerisht prej tyre jemi ketu ku jemi sepse jam i bindur qe prej kualiteteve dhe cilesive qe kemi, duhej te ishim shume me lart ne renditje”- eshte shprehur nder te tjera ish- kapiteni i Vllaznise.
Nderkohe duke folur ne lidhje me ndeshjen e rradhes, ate te se henes ndaj Teutes ne Durres, Lika eshte shprehur: “Nese Vllaznia deshiron te qendroje ne gare per titullin, duhet te shkoje me objektivin e qarte per ta fituar me çdo kusht kete ndeshje”./SHKODRA-SPORT.COM/