Skuadra e Vllaznisë e mbylli sezonin me një trofe të fituar. Kuqeblutë mposhtën Laçin me rezultatin 2-1 në finalen e Kupës së Shqipërisë, duke siguruar kështu edhe pjesëmarrjen në turin e dytë kualifikues në Conference League.
Ish-futbollisti i Vllaznisë, Gilman Lika ka treguar për “Ora News”, ku tregoi se si është pritur ky trofe në Shkodër dhe shpreson që sezonin e ardhshëm, ekipi shkodran të fitojë edhe titullin kampion.
“Me këtë fitore Vllaznia arriti objektivin minimal. Kam përshtypjen që ishte një ndeshje që u vendos për jetë a vd.ekje. Të gjithë çunat ishin të mobilizuar më shumë se 100% për të dhënë nga vetja e tyre.
Trofeu në Shkodër festohet me një entuziasëm shumë të madh, pasi dihet historia apo tradita e këtij ekipi. Mendoj se përveç atij festimi që kishte deri në orët e para të mëngjesit, duhet të ketë një festim tjetër. Të jetë një organizim më i madh, që të përfshihet te ky festim i gjithë qyteti i Shkodrës.
Shpresoj që të kenë atë urinë për trofe. Shkodra ka shumë vite që e pret titullin kampion dhe shpresoj që viti i ardhshëm të jetë ai i duhur për të vënë, siç i themi ne në Shkodër, yllin në fanellë“, u shpreh Lika./newsport/