Vllaznia kërkon tre pikët në Vlorë kundër Flamurtarit dhe vlerësimi për këtë ndeshje është maksimal. Kapiteni Gilmanin Lika e thotë hapur, ndërkohë që nuk ka ende një zgjidhje për çështjen e pagave.
“Është një ndeshje që Vllaznia duhet ta fitojë me çdo kusht. Bëhet fjalë për një ndeshje të vështirë, të cilës duhet t’i japin vlerësimin e duhur.
Jemi përgatitur për ta marrë maksimumin e pikëve. Është ndeshje e vështirë, pasi këto ekipet që duken më poshtë në renditje, ose që kanë pasur një ecuri jo pozitive, nganjëherë ta bëjnë shumë të vështirë.
Kemi pasur për më shumë kohë për t’u përgatitur, por nga ndeshje në ndeshje do mundohemi të jemi në maksimumin tonë”, shprehet Lika për ABC News.